Grida Duma shuan kureshtjen për raportin me deputetin Salianji: Është bashkëudhëtari im

Grida Duma shuan kureshtjen për raportin me deputetin Salianji: Është bashkëudhëtari im

Politikania demokrate, Grida Duma ka folur sonte për deputetin Ervin Salianjin.

Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”.

Pikërisht, për këtë vendim emisioni Top Story është hapur me një monolog të shkurtër nga drejtuesja e tij, Grida Duma, duke e quajtur “bashkudhëtar”.

“Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.

”Një zë denoncues i cili ka krijuar figurën, identitetin dhe plot lëvizje të tjera. Identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve, edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse këto denoncime duheshin bërë”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit, shkruan newsbomb.al.

Dy politikanët e Partisë Demokratike janë përfolur prej kohësh për një bashkëjetesë të mundshme, madje në media janë publikuar dhe fotografi të caktuara të tyre në mjedise publike, por as Grida dhe as Ervini nuk e kanë pranuar, deri sonte në mbrëmje ndër rreshta kur foli vet Duma.

Nesër më datë 27 shtator, prokurori pritet të njoftojë zyrtarisht Drejtorinë e Policisë Tiranë për ekzekutimin e vendimit me burgim të Ervin Salianjit.

Shpërndaje në: