Grezda thotë se FFK ishte në “gjumë”: Është privilegj për Brrutin të luajë tek Shqipëria

Eros Grezda, menaxheri i Etnik Brrutit e ka konfirmuar se lojtari po ftohet në kombëtaren A të Shqipërisë.
Brruti, kapiteni i Kosovës U21 po kalon tek Shqipëria A dhe mund të luajë ndaj Anglisë e Andorrës në kualifikuese, shkruan GazetaBlic Sport.
“Po, është e vërtetë, kemi rënë dakord me FSHF, çështje ditësh që ai të pajiset me pasaportë. Ai do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës”, tha fillimisht Eros Grezda për Sports Show.
“Unë i kuptoj zërat që janë bë, por s’e kuptoj që e quajnë tradhtarë. Ai s’po i bashkohet Shqipërisë e Maqedonisë. Gjithsesi unë do të thoja që për Brrutin është privilegj të luajë tek Shqipëria, është pagjumësi e FFK-së që s’e kanë ftu ma herët.
“Këto janë akuza të rënda nga njerëz me autoritet, s’mund t’i thuash i pabesë. E kishim aty Mirlind Dakun e Arbër Hoxhën, e kur po shkojnë tek Shqipëria janë tradhtarë”, tha Grezda ndër tjerash.