Grezda refuzon ofertën e ekipit hungarez, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Grezda refuzon ofertën e ekipit hungarez, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Eros Grezda do të mbetet te Osijeku në Kroaci të paktën deri në verën e këtij viti.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare pranon se ka pasur ofertë nga Diosgyor në Hungari por e ka refuzuar.

“Është e vertetë që kam pasur ofertë dhe trajneri i Diosgyor më ka ftuar disa herë t’i bashkohem ekipit. E kam lënë ofertën disa ditë në stand-by dhe tani kam vendosur të mos largohem. Kam kontratën edhe 2 vite me Osijekun dhe aty do të qëndrojë të paktën deri në verë” deklaroi Grezda për Indeksonline.

Që nga janari i vitit të kaluar, 25 vjeçari është pjesë e ekipit kroat Osijek

Shpërndaje në: