Greva e paralajmëruar nga SBASHK, Nagavci: Për adresim të agjendave politike, nuk kemi kohë as vullnet

Greva e paralajmëruar nga SBASHK, Nagavci: Për adresim të agjendave politike, nuk kemi kohë as vullnet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, që të bashkëpunojë më të në të mirë të arsimit dhe mësimdhënësve, kjo pas paralajmërimeve të kësaj Sindikatë se do të mbajnë greva në arsim nga 1 shtatori.

Ministrja Nagavci ka thënë se duhet që të lihet anash “adresimi i agjendave politike”.

“Zotit Jashari, kryetarit të SBASHK-ut, i bëj thirrje publike për çështjet që janë në të mirën e arsimit, përfshirë edhe gjithë mbështetjen për mësimdhënësit, na ka partnerë e bashkëpunëtorë pa asnjë dilemë. Për humbje kohe, për adresim të agjendave politike, përkundër që ndoshta mund të merreshim, nuk kemi kohë as vullnet”, ka thënë ministrja Nagavci për Ekonomia Online.

Deklarata e kreut të SBASHK-ut, në drejtim të ministres për mosbashkëpunim, ministrja Nagavci, i ka quajtur deklarata të pamatura, duke shtuar se është përmbajtur duke mos reaguar për to.

Ajo ka thënë se arsyet që sindikata ka paraqitur për grevë, jo vetëm se është e pakuptueshme por shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, duke përmendur këtu edhe takimin e Jasharit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Jam përmbajtur nga deklaratat e pamatura të zotit Jashari sepse konsideroj që është e rëndësishme që të gjithë bashkërisht të punojnë në mënyrë që të ofrojmë më të mirën për fëmijët tanë”.

“Duke filluar prej deklaratave të tij, pas takimit me zotin Haradinaj, ku thotë që mënyra e shpërndarjes, është njëra ndër tekstet ku ai e përmend njëra nga arsyet për grevë është jo vetëm se e pakuptueshme, por në fakt e shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, sepse të gjitha raportimet nga shkollat, nga mësimdhënësit, nga drejtorët janë që kjo mënyrë e subvencionimit e teksteve është një lehtësim për shkollat”, ka thënë Nagavci.

“Ata që kanë humbur mund të jenë ata që kanë përfituar në mënyrën jo të duhur”, ka thënë ajo për EO.

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se si pasojë e mungesës së dialogut me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë në përgjithësi, viti i ri shkollor rrezikon të mos fillojë me 1 shtator, pasi ky sistem mund të futet në grevë.

Nga kjo sindikatë thuhet së kjo është kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë pasi Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk po i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe nuk po u përgjigjen ftesave për dialog.

Shpërndaje në: