Gresa Pallaska në fokusin e medieve britanike
The Stage ka vënë në fokus rolin e Gresa Pallaskës në këtë shfaqje, ku ky artikull poashtu është shoqëruar edhe me fotografinë e aktores kosovare, që po vlerësohet të ketë pasur një ngjitje të bukur skenike.
Në këtë shkrim është theksuar pjesa e Gresa Pallaskës dhe e Robert Jack, të cilët, me fytyrë larg audiencës, por me një shikim të thellë në kamera, fytyrat e tyre janë projektuar në një ekran të madh, duke spikatë edhe përcjelljen e kësaj pjese me orkestrën skoceze.