Gresa Caka-Nimani rizgjidhet për mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese

Gresa Caka-Nimani rizgjidhet për mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese

Gresa Caka-Nimani është rizgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se gjyqtarët ia kanë besuar udhëheqjen edhe për një mandat në seancën administrative që është mbajtur sot.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Gresa Caka-Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më 17 maj të vitit 2021, Gresa Caka-Nimani ishte zgjedhur për herë të parë kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Shpërndaje në: