Greqi – Kosovë: 1 orë para ndeshjes, më shumë gazetarë sesa tifozë
Fillimi i ndeshjes Greqi – Kosovë po afron.
Kosova do të luajë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikueseve për botëror, në Athinë, shkruan Periskopi.
Për këtë ndeshje nuk ka ndonjë interesim të madh as nga tifozët grek, siç shihet në një video të siguruar nga gazetari ynë Burim Pacolli, i cili tani është në tribunat e stadiumit.
Në një video nga vendi i ngjarjes shihet se në tribuna janë vetëm afër 20 persona. Kurse, për këtë problem Periskopi raportoi edhe më herët, kur bëri të ditur se pritet të jenë vetëm 1000 deri në 7000 tifozë.
Kjo video është bërë një orë para fillimit të ndeshjes dhe tribunat mund të mbushen akoma.
Aktualisht, në stadium ka më shumë gazetarë, sesa tifozë./Periskopi/