Grenell: REL dhe Zëri i Amerikës janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë, nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria

Emisari për Misione të Posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Richard Grenell, ka shkruar në platformën ‘X’, se media Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës
Ai ka shkruar se REL dhe VoA janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë, por që sipas tij, ”janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë”.
”Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë. Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”’, ka shkruar Grenell.