Grenell i reagon sërish Kurtit: Marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk kanë qenë kurrë më të dobëta – ke qenë i dënuar nga Administrata e Trump, Biden, Blinken, NATO e BE
![Grenell i reagon sërish Kurtit: Marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk kanë qenë kurrë më të dobëta – ke qenë i dënuar nga Administrata e Trump, Biden, Blinken, NATO e BE](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ricard-Grenel-i-Aljbin-Kurti-1-571x300.jpg)
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së emisarit për Misione të Posaçme të SHBA-së, Richard Grenell, i cili ka thënë se Kurti po mashtron kur thotë se ka marrëdhëniet më të mira me Uashingtonin krahasuar me qeveritë paraprake, shkruan Periskopi.
Kurti ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se tani, teksa ka theksuar blerjen e helikopterëve e avancimin e raporteve në aspektin diplomatik e mbrojtje.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Grenell i cili në platformën ‘X’ ka përgenjështruar Kurtin.
Grenell ka shkruar se Kurti ka qenë i dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken
”E pavërtetë. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj” – shkroi Grenell.
Delusional.
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025
Ndryshe, gjatë tubimit elektoral në Pejë, Kurti e quajti Grenellin ‘i cekët’. Gjuha e ashpër dhe ofendimet ndaj zyrtarëve amerikanë nuk kanë qenë të rralla gjatë mandatit nga Kurti.
“Unë mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive”, kishte deklaruar Kurti në maj të vitit 2023.