Grenell i reagon Konjufcës për kritikat ndaj Biden e Obamës: Pse kurrë s’u ankuat për 4 vjet
Glauk Konjufca ka adresuar kritika ndaj Administratës në largim të Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Barack Obama. Sipas Konjufcës, këta dy Presidentë e kanë vënë Kosovën në situatë të disfavorshme.
“Prej vitit 2011 e kanë pasur një qasje të disfavorshme ndaj Kosovës. Po, po pikërisht Administrata e Presidentit Obama dhe e Presidentit Biden” ka thënë Konjufca.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Richard Grenell.
Grenell ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër viteve në pushtet e kanë lavdëruar presidentin Biden, kanë marrë pjesë në Konventat e tij dhe takimet, dhe ka pyetur se pse asnjëherë më parë s’janë ankuar.
“Ata kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, ka shkruar Grenell.