Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi, nuk do të ketë përparim të menjëhershëm
Ish sekretari i OSBE në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger ka folur rreth bllokimit të fondeve nga ShBA-ja drejtë Shqipërisë, por pa e kaluar edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një temë kyçe në Ballkan mes dyja vendeve.
Në mendimin e ambasadorit Greminger, vëmendja e Donald Trump nuk do të jetë drejt Ballkanit, ndaj ai nuk ka pritshmëri për zhvillime të menjëhershme në lidhje me përparimin e dialogut Kosovë Serbi.
“Sipas perceptimit tim, Ballkani Perëndimor nuk është shumë lart në listën e prioriteteve të administratës së re. Kjo mund të shihet edhe si një lajm i mirë, pasi nuk do të ketë presion mbi ta. Nuk pres që Ballkani Perëndimor të jetë në qendër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Trump-it në afatin e shkurtër dhe të mesëm. Nuk pres ndonjë nxitje për konfliktet në rajon, për dialogun Kosovë – Serbi. Deri tani, nuk kemi dëgjuar shumë nga administrata e re në këtë drejtim. Gjithashtu, duhet parë se kush në ekipin e Trump-it do të merret me Ballkanin Perëndimor. Përveç figurave kryesore rreth Presidentit, një rol të rëndësishëm do të kenë edhe stafi i nivelit të dytë, përfshirë ambasadorët. Do të jetë thelbësore se kush do të dërgohet në Tiranë, pasi kjo do të ndikojë në qasjen e politikës amerikane ndaj rajonit”, shton ai për Top Channel.