Greg, thuaji babait të mos i lëndojë gazetarët

Greg, thuaji babait të mos i lëndojë gazetarët

Vitin e trete te mandatit te pare te qeverisjes se babait tend Edi Rama, ti Gregor je atakuar vetem per nje pale syze dielli. Ndoshta eshte aftesia jote per tu mos u nakatosur ne punet e babait, ndoshta eshte aftesia e babait tend per te te mos nakatosur dallaveret e tua ne punet e qeverisjes. Por te ta them shkurt e shkoqur ti nuk je ai djali plangprishes sekser qe terbohesh e harbohesh prej pozites tende sociale. Eshte çeshtje karakteri, gjeneze dhe edukate e per cdo lloj tjeter arsye po te shkruaj sot per te me bere nje nder te vogel.

Babai yt sot, babai yt sot na atakoi e na lendoi ne gazetareve. Ti nuk e mban mend por edhe babai yt dikur ishte nje prej nesh. Madje,madje u dhunua e u gjakos, rrezikoi edhe jeten vetem sepse shkruante e clironte ndjesine e te menduarit e te te shikuarit te padrejtesive. Babai yt u dhunua kafsherisht pse sulmonte publicikisht kundershtarin politik dhe kjo gje nuk e meshiroi por ia riti kreditet.

Babai yt shkruante dikur te gazeta “Koha jone” nderkohe qe koha e modernitetit te teknologjise dhe lirise eshte bere shumedimensionale.

Greg, me beso. Une e kuptoj qe ndoshta babai e ka inatin me Ben Blushin, Andi Bushatin, Armand Shkullakun, Ylli Rakipin por asnje nga keta te tre nuk eshte shpikes apo injektues i teknologjise moderne te komunikimit.

Ne jemi dhjetra, qindra,mijera madje edhe miliona qe menaxhojme profilet tona ne rrjetet sociale jo si gjobvenes por si zedhenes te realitetit here me ngjyra e here me gri te asaj cfare shikojme e perjetojme.
Greg, ne gazetaret kemi miliona mekate por jemi e keqja me e domosdoshme e ketij vendi dhe mekatet tona minimizohen goxha teper para mekateve te babait dhe sivellezerve qeverises te babait tend.
Ndaj kur te takosh babain te lutem thuaji te zgjohet nga latimi pervers i pushtetit sepse te gjithe gazetaret jane taksapagues e votues por kurresesi jo te gjithe jane bixhozxhinj patetike si Katrahur Zheji apo te shemtuar profesionalisht, virtualisht dhe antropologjisht si Qim Peka!!!

Shpërndaje në: