Grealish shënoi ndaj Iranit dhe festoi si fansi i tij i vogël
Anglia fitoi sot ndeshjen hapëse me rezultat 6:2.
Në një ndeshje me plotë gola, të fundit për “Tre Luanët” e realizoi, Jack Grealish.
Festimi i tij ishte me një kërcim mjaft interesant.Anglezi i kishte premtuar një tifozi të vogël të Manchester Cityt që golin e tij të ardhshëm do festonte sipas mënyrës së vogëlushit.
Me Manchester Cityn nuk arriti ta përmbushte premtimin, por Grealish e mbajti fjalën pasi nuk e harroi tifozin e vogël dhe ia kushtoi golin atij pikërisht më
atë kërcim.