Grealish: Nuk ka lojtar si unë te skuadra e Man City

Grealish: Nuk ka lojtar si unë te skuadra e Man City

Jack Grealish është i bindur se është lojtar i veçantë te skuadra e Manchester City.

Grealish i është bashkuar skuadrës së Manchester City gjatë këtij afati kalimtar, për shumën e 100 milionë funteve.

Mesfushori anglez ka shkuar te ‘Citizens’ me një vetëbesim të madh. Madje, ai thotë se në ‘Etihad’ nuk ka një lojtar të ngjashëm me të.

“Jam ndryshe nga secili lojtar në skuadër. Raheem dhe anësorët tjerë mund të vrapojnë mes linjave, Riyad është dribler i mirë, Phil ka gati të gjitha”, ka thënë Grealish, transmeton Periskopi.

“Mendoj se mund t’i jap shumë skuadrës dhe për këtë më ka sjell trajneri këtu”, shtoi lojtari.

Guardiola më parë ka bërë të ditur se Grealish do të aktivizohet në shumë pozita, ndoshta edhe si sulmues falso. /Periskopi/

Shpërndaje në: