Gratë shtatzënë duhet të hanë çdo ditë nga një mollë të gjelbër- Ja përse!
Të gjithë e dimë që molla është një nga frutat më të mira për shëndetin tonë, dhe mollët jeshile në veçanti janë shumë të shëndetshme për tu konsumuar gjatë shtatzanisë.
Duke përfshirë mollën e gjelbër në dietën tuaj të shtatzanisë ju do të keni përfitimet e mëposhtme:
- Molla e gjelbër përmirëson tretjen
Gjatë shtatzanisë problemet me tretjen dhe konstipacionin janë mëse të zakonshme, por duke përfshirë mollën e gjelbër në dietën tuaj ju do të siguroheni që aparati juaj tretës do të funksionojë në mënyrë optimale. - Përmirëson oreksin
Shumë gra kanë mungesë oreksi në shtatzani, gjë që është problem shumë i madh pasi ju duhet të furnizoni edhe bebin me lëndë ushqyese. Ndaj molla e gjelbër është fruti i duhur për ju nëse keni probleme me oreksin. - Parandalon dëmtimin e ADN-së
Gjatë shtatzanisë trupi i gruas i nënshtrohet shumë ndryshimeve fizike dhe hormonale të cilat mund të lënë pasoja në ADN-në tuaj duke shkaktuar edhe kancer. Por antioksidantët që gjenden me shumicë në mollën e gjelbër mund ta parandalojnë dëmtimin e ADN-së. - E bën lëkurën tuaj më të shëndetshme
Shumë gra kanë probleme me lëkurën në shtatzani, dhe këto probleme së bashku me çrregullimet hormonale që i ndodhin gruas në shtatzani mund të ndikojnë në uljen e vetëvlerësimit tek një grua. Ndaj nëse po kërkoni një mënyrë për të patur një lëkurë të shëndetshme edhe gjatë shtatzanisë, provoni mollën e gjelbër pasi vitaminat A, B dhe C që ajo përmban janë ato që i nevojiten lëkurës suaj. - Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve
Të gjitha e dimë se shtatzania është e mbushur me shumë dhimbje fizike. Zgjerimi i mitrës për t’i hapur vend bebit që rritet, ushtron më shumë presion në trupin tuaj, dhe për pasojë shkaktohen më shumë dhimbje. Por konsumimi i mollëve të gjelbra mund t’i lehtësojë paksa këto dhimbje në mënyrë natyrale.