Gratë shtatzëna që marrin paracetamol rrezikojnë të lindin fëmijë me këto probleme
Gratë që marrin paracetamol ndërsa janë shtatzëna rrezikojnë të kenë fëmijë me probleme në sjellje, thotë një studim.
Shkencëtarët gjetën një lidhje midis nënave shtatzëna që përdorin qetësuesin dhe të vegjëit e tyre hiperaktivë dhe me probleme emocionale.
Paracetamoli është qetësuesi më i popullarizuar në botë dhe është i vetmi që konsiderohet i sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë. Por ka hulumtime që e lidhin pirjen e këtij qetësuesi me astmën, infertilitetin dhe autizmin.
Në hulumtimin e fundit, të kryer nga Universiteti i Bristol, shkencëtarët ekzaminuan të dhëna nga 14,000 fëmijë midis moshës gjashtë muaj dhe 11 vjeç.
Duke përdorur pyetësorin dhe informacionin shkollor nga studimi ‘Fëmijët e viteve ’90 të Bristol, studiuesit analizuan rezultatet e kujtesës së vogëlushëve, IQ, testet e temperamentit dhe sjelljes. Kjo u krahasua me të dhënat që tregojnë se sa shpesh nënat e tyre kishin marrë paracetamol midis 18 dhe 32 javëve të shtatzënisë.
Studimi gjeti një lidhje shkakësore midis marrjes së paracetamolit dhe problemeve të sjelljes tek fëmijët përfshirë hiperaktivitetin dhe çrregullimin e deficitit të vëmendjes.
Efektet ishin më të forta kur fëmijët ishin tre vjeç.
Djemtë dukeshin se ishin më të ndjeshëm se vajzat ndaj efekteve të mundshme të ilaçit, tha revista Pediatrike dhe Perinatal Epidemiology.
Studimi paralajmëroi gratë shtatzëna që të përdorin vetëm dozën më të ulët të mundshme të paracetamolit për një kohë sa më të shkurtër.
Më shumë kërkime janë të nevojshme për të përcaktuar shkakun. Deri tani paracetamoli mbetet i sigurt për përdorim në trajtimin e dhimbjeve të buta deri të moderuara te gratë gjatë shtatëzënësisë dhe gjidhënies.