‘Gratë s’e duan seksin me kalimin e viteve’, është thjesht një mit!
Gratë humbasin interesin për seks me kalimin e viteve, s’është gjë tjetër veçse një mit! Studime të fundit, vërtetojnë të kundërtën, që do të thotë ardhja e mes-moshës tek gratë nuk përkon me uljen e dëshirave seksuale.
Nga studimet e kryera çereku i grave të përfshira në eksperiment, e shohin seksin si shumë të rëndësishëm me kalimin e viteve, pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre s’e pohon me zë të lartë.
Mjekët, janë të mendimit se nëse gratë do të ishin në gjendje të flisnin për këtë dëshirë me partnerët e tyre dhe të bënin seks mjaftueshëm sa për të kënaqur nevojat, ato do ta pranonin hapur sa i rëndësishëm është për to gjatë kësaj moshe.
Rezultatet e studimit treguan se 28% e grave ruanin mendimin tradicional: E vlerësonin seksin më pak gjatë mesmoshës. 27% e tyre ishin të idesë që seksi është po aq i rëndësishëm si kur je 40, ashtu dhe 50 apo 60-të.
Ekspertët, thonë se seksi pas kësaj moshe thjesht do të duket ndryshe.
“Nuk do të duket njësoj si 40 ashtu siç përjetohej kur ishit 20-të. As seksi i të 60-ve nuk do të jetë i njëjtë me atë të 40-ve. Mund të ketë disa modifikime, por njerëzit që janë fizikisht të shyëndetshëm qëndrojnë seksualisht aktivë.
Një tjetër përfundim interesant ishte që të gjitha gratë që e vlerësonin shumë seksin gjatë asaj moshe kishin karakteristika të ngjashme: ishin të mirë-edukuara, më pak me gjendje ankthi dhe me jetë seksuale të hershme shumë të kënaqshme.
Burimi: CNN