Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë: përtej kuotave
Barazia gjinore, dhe fuqizimi i grave për të arritur këtë, nuk është vetëm e drejtëthemelorenjerëzore dhe cak zhvillimor kudo. Fuqizimi grave dhe një mori mekanizmash të tjerë për arritjen e barazisë gjinore janë të domosdoshëm për zhvillim përfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm, dhe rrjedhimisht me rëndësi themelore për mirëqenien socio-ekonomike të shoqërisë. Pjesëmarrja politike e grave është kyçe për këto qëllime, dhe partitë politike janë ndër institucionet më të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e një pjesëmarrjeje të tillë.
Megjithatë, gjatë këtyre dy dekadave të zgjedhjeve të lira e demokratike sa kanë arritur gratë e komuniteteve egjiptian, romdhe ashkali të gëzojnë këtë të drejtë?
Kushtetutagaranton pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave,ndërsa edhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës parasheh respektimine kuotës minimale për të mbrojtur barazinë gjinore në listat e kandidatëve për deputetë tëKuvendit të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, neni 27.1 i këtij ligji kërkon që‘’Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë (30 %) për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë (30 %) për qind janë gra’’.
Fatkeqësisht, kjo kuotë nuk ka sjellë ndonjëpërmirësim të dukshëm në përfaqësimin e grave të këtyre komuniteteve në pozita vendimmarrëse. Partitë politike që përfaqësojnë këto komunitete nuk janë treguar mjaft të gatshme për t’i përkrahur gratë në ngritjen e kapaciteteve për të marrë dhe mbajtur pozita publike në cilindo nivel të qeverisjes. Ato as nuk janë treguar të interesuara të tërheqin më tepër gra nga komunitetet e tyre, qoftë në lista zgjedhore, qoftë përmes programeve për udhëheqje ose të ngjashme të dedikuara për fuqizimin politik të grave.
Përfaqësuesen
Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti organizata ‘’Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve’’ka ndërmarrë një vlerësim për pjesëmarrjen e grave në politikë në zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, në kuadër të programit të fuqizimit të gruas.
Vlerësimi bazohet në gjetje të mbledhura përmes hulumtimeve në teren me gra dhe vajza që janë aktive në jetën politike, ato që kanë që pjesë e politikës dhe nuk janë më, dhe me partitë politike nga radhët e komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian.
Fokusi i këtij studimi ishte identifikimi i sfidave dhe boshllëqeve në pjesëmarrjen e grave kandidate, numri i grave të këtyre komuniteteve në pozita vendimmarrëse, emërim i tyre nga partitë politikepër pozita vendimmarrëse brenda tyre, roli i grave në fushata zgjedhore,dhe mbështetja financiarenë mënyrëtë barabartë me burrat për këtë qëllim.
Ky hulumtim ka gjetur një sërë barrierash që pengojnë përfshirjen e grave rome,ashkalidhe egjiptiane në jetë politike. Këto barriera ndërlidhen me faktorët institucionalë, partiakë dhe shoqërorë.Gratë nuk janë aftësuar për të garuar si kandidate për pozita udhëheqëse, prandaj ato duhet të punojnë për këtë më shumë se burrat.
Të qenit të paafta ështënjë ngapërgjigjet që gratë e marrin kuru jepen pozita të cilat u garantohen bazuar në votat e qytetarëve. Një tjetër barrierëështë se grave të këtyre komuniteteve nuk u jepet mbështetjee barabartë si kandidatëve burra. Kjo pamundëson arritjen e një pjesëmarrjeje kuptimplote të grave në politikë, pasi që kërkon ndërtimin e kapaciteteve të grave kandidate dhe që atyre t’u jepet më tepër hapësirë brenda partive politike në fushata dhe jo vetëm.
Gratë e këtyre komuniteteve të margjinalizuar të cilat arrijnë të bëhen pjesë e jetës politike përballen edhe me barriera institucionale e shoqërore. Ky studim ka identifikuar dhjetë barriera të tilla kryesore:
- Fuqia politike (nuk kanë elektorat/vota që të rrisin forcën vendimmarrëse brenda partive, dhe janë pjesë e listave zgjedhore vetëm sa për të përmbushur kotat e kërkuara me ligj);
- Kultura dhe traditat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (paragjykimet e llojit “një grua duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për burrin, fëmijët, prindërit, të ruajë moralin dhe nderin e familjes”, etj.);
- Diskriminimi, gjuha ofenduese në politikën ditore, kërcënimet dhe shantazhet e shumta;
- Mungesa e besimit në mesin e elektoratitse ato kanë zë për t’i mbrojtur interesat e tyre qytetare;
- Mungesa e vetëbesimit që t’u drejtohen qytetarëve gjatë fushatave elektorale;
- Martesat dhe largimi nga partitë;
- Largimi nga partitë (pas avokimit dhe lobimit që partitë politike bëjnë që këto gra të fuqizohen, ato largohen nga partitë për arsye personale apo sepse marrin një kontratë pune afatgjatë);
- Mungesa e stabilitetit politik (zgjedhjet e shpeshta dhe qeveritë jostabile janë ndër faktorët që ndikojnë që gratë të refuzojnë pozita vendimmarrëse);
- Refuzimi i pozitave si këshilltare politike të kryeministrit, ministrave e zëvendësministrave në ministri të ndryshme, siç ja garantojnë ligjet e Kosovës, në bazë të votave të marra (në këtë pikë ka kundërthënie në interpretim nga gratë dhe udhëheqësit e partive politike);
- Kontratat mbi vepër (marrëveshjet politike që ofrojnë kontrata për gjashtë muaj dhe më së shpeshti ato gra mbesin të papuna pas gjashtë muajsh.
Këto gjetje dhe argumente për fuqizimin politik të grave rome, ashkalike e egjiptiane duhet të shërbejnë si udhëzues pune për ne si shoqëri në përpjekjettona për të arritur fuqizimin e gruas në politikë. Në shkallë më të gjerë, me barazi gjinore përfiton shoqëria në përgjithësi, meqë ajo promovon diversitet dhe kreativitet, si dhe një demokraci të hapur, transparente ku çdo zë mund të dëgjohet dhe ku çdo qytetar ka të drejta të barabarta për të përmbushur potencialin e tij/saj.
Promovimi i gjithëpërfshirjes, si dhe të sigurohemiqë partitë politike të arrijnë progres të konsiderueshëm në përfshirjen e sa më shumë grave, janë të domosdoshme.
Autorja e shkrimit është Floride Kuqaj – zyrtare për fuqizimin e gruas në organizatën ‘’Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve’’.