Gratë që zgjohen herët në mëngjes janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit
Duke qenë një person mëngjezor ju ndihmon të ulni rrezikun e kancerit të gjriit, thotë një studim.
Studimi ka zbuluar se ato gra që zgjohen herët kanë më pak gjasa të preken nga kjo sëmundje krahasuar me gratë që qëndrojnë zgjuar gjatë natës.
Ky përfitim besohet të jetë për shkak të ekspozimit të dritës në orët e para të mëngjesit, çka ndihmon në marrjen e hormonit melatoninë, që rregullon gjumin.
Disa studime kanë treguar se melatonina ka fuqinë për të mbrojtur kundër kancerit, veçanërisht kundër kancerit të gjirit.
Hulumtimi i ri zbuloi se për çdo 100 gra, njëra nuk do të preket nga kanceri i gjirit vetëm sepse ajo do të shkojë në shtrat herët.
Rezultatet zbuluan gjithashtu se pjesëmarrëset që flinin për më shumë se shtatë deri në tetë orë në ditë kishin më shumë gjasa të prekeshin nga kanceri i gjirit.
Puna gjatë natës ka qenë vazhdimisht e lidhur me sëmundjen e kancerit. Kjo pasi nëse punojmë gjatë natës trupi ynë ekspozohet ndaj dritave artificiale dhe jo ndaj asaj natyrale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë madje ka klasifikuar punën me turne si kancerogjene për njerëzit në 2007.
Pjesëmarrëset e studimit të sipërpërmendur treguan zakonet e tyre rreth kohës së gjumit.
Rezultatet treguan se gratë që preferonin mëngjesin më shumë sesa mbrëmjen për të punuar kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e gjirit.
Por studiuesit nuk ishin në gjendje të shpjegonin pse rreziku ishte më i lartë tek gratë që flinin më vonë në darkë.
Ata theksojnë se studimi i tyre u mbështet në vetë raportimet që kishin bërë pjesëmarrëset për zakonet e gjumit.
Kërkime të tjera kërkohen gjithashtu për të zbuluar saktësisht se si modelet e ndryshme të gjumit mund të çojnë në prekjen nga kanceri i gjirit.
Megjithatë studimi mund të ndihmojë gratë të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të shmangin sëmundjet që lidhen me orarin e gjumit.