Gratë që lindin më shumë fëmijë ngadalësojnë plakjen

Gratë që lindin më shumë fëmijë ngadalësojnë plakjen

Numri i fëmijëve të një gruaje ngadalëson shkallën me të cilën ajo plaket, sugjeron një studim nga Simon Fraser University në Kanada.

Hulumtimi tregoi se gratë që kishin lindur më shumë fëmijë kishin telomere më të gjata – pjesëza mbrojtëse në fund të secilës zgjatje të ADN-së, të cilat tregojnë plakjen qelizore.

Studimi analizoi numrin e fëmijëve të lindur nga 75 gra, si dhe gjatësitë telomereve të tyre përmes pështymës dhe lëngjeve trupore në faqe.

Studiuesit thanë se një gjë e tillë mund të jetë për shkak të rritjes së estrogjenit gjatë shtatzënisë, e cila vepron si një antioksidant që mbron qelizat kundër dëmtimeve.

Shpërndaje në: