Gratë po i drejtohen kanabisit për të trajtuar dhimbjet e periodave
Shumica e grave thonë se do të përdornin kanabis për të trajtuar dhimbjet menstruale dhe lloje të tjera të dhimbjes gjinekologjike, tregon një sondazh i ri.
Studiuesit në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon intervistuan më shumë se 1,000 gra anembanë SHBA-ve.
Gjashtëdhjetë për qind e tyre kishin përdorur kanabis, kryesisht (36 për qind) për të trajtuar dhimbjet, depresionin dhe ankthin.
Për më tepër ato që nuk e kishin përdorur këtë drogë nuk ishin kundra përdorimit të saj.
Në të vërtetë, pothuajse dy të tretat e grave që kurrë nuk kanë përdorur kanabis (63 %) thanë se do ta merrnin drogën në përpjekje për të lehtësuar dhimbjen e tyre gjatë periodave.
Këto zbulime vijnë pasi shtetet anembanë SHBA-ve kanë vite që mendojnë nëse në rastet e grave me dysmenorrhea (dhimbje të rënda menstruale) mjekët të shtojnë marijuanën si medikament.
“Produktet e kanabisit janë aktualisht duke u përdorur nga gratë si mjete mjekësore. Shumica e grave do të merrnin në konsideratë përdorimin e kanabisit për të trajtuar problemet gjinekologjike:, – tha autori kryesor Katie Alton.
Tetëdhjetë për qind e grave përjetojnë dhimbje të menstruacioneve të forta, në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa disa prej tyre kanë dhimbje në kofshë, shpinë ose gjoks.
Një në 10 gra provojnë dhimbje aq intensive sa është e krahasueshme me një atak në zemër.
Dhe akoma, nuk ka trajtim, përveç marrjes së ibuprofenit, i cili, për disa, mund të nënkuptojë gjashtë pilula në ditë, për një javë, çdo muaj.
Marrja e rregullt e Tylenol ose Advil mund të irritojë zorrën, duke përkeqësuar frymëmarrjen dhe duke përkeqësuar dhimbjet nga periodat.
Ndërsa SHBA-të po përpiqen të shmangin pilulat që qetësojnë dhimbjet kronike, toka është pjellore për alternativa të tjera- dhe industria e kanabisit që lulëzon nuk ka humbur kohë.
Megjithatë, asnjë studim deri tani nuk ka treguar se kanabisi funksionon vërtet dhe ka efekt të mirë. Por ndërsa mjekët dhe ligjvënësit zgjidhin këto çështje duket se gratë nuk presin pasi ato marrin vetë kanabis për qetësimin e dhimbjeve.
Mjekët thonë se nevojiten studime klinike, por nuk e mohojnë se marijuana mund të jetë shërimi për shumë dhimbje menstruale.