Gratë japoneze zbulojnë sekretin e bukurisë
Gratë japoneze njihen për një lëkurë të pastër si porcelani. Ndonëse Japonia është vendi më novator në botë, gratë japoneze ende përdorin trajtime shekullore për t’u dukur vite më të reja se mosha e tyre. Një prej tyre është përdorimi i ujit që përftohet pas gatimit të orizit.
“Bright Side” tregon të gjitha mënyrat se si ky përbërës i thjeshtë mund të ndryshojë lëkurën tuaj.
Parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.
Përdorimi i ujit të orizit si pastrues i fytyrës mund t’ju ndihmojë të mbani rrudhat larg. Uji i fermentuar i orizit rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurën tuaj dhe e ndihmon atë të qëndrojë e freskët për më gjatë. Uji i orizit është gjithashtu i pasur me antioksidantë, gjë që e bën atë një armë të fuqishme dhe natyrale kundër rrudhave të hershme.
Vepron si një mbrojtës natyral ndaj diellit.
Uji i orizit ka një efekt ftohës natyral, dhe aplikimi i tij në lëkurë mund të ndihmojë në zbutjen e djegieve nga dielli dhe lehtësimin e acarimit. Elementet e gjetura në oriz janë vërtetuar se mbrojnë lëkurën kundër dëmtimit nga dielli. Ekspozimi në diell është një nga shkaqet më të zakonshme të dëmtimit të lëkurës, dhe përdorimi i ujit të orizit është një mënyrë e lehtë dhe e përballueshme për të mbrojtur fytyrën tuaj.
Riparon lëkurën e dëmtuar.
Industria e bukurisë ofron shumë produkte efektive por të shtrenjta, që mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë më të mirë. Uji i orizit është një përbërës natyral dhe i lirë për kujdesin e lëkurës që shumica e njerëzve tashmë e kanë në kuzhinën e tyre. Përveç aftësisë për të zvogëluar rrudhat, uji i orizit përmirëson dëmtimin e lëkurës dhe madje mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të caktuara të lëkurës, të tilla si dermatiti atopik.
Zvogëlon pigmentimin e lëkurës.
Edhe pse hiperpigmentimi është zakonisht i padëmshëm, kjo gjendje e zakonshme e lëkurës mund të jetë mjaft e bezdisshme dhe e sikletshme për disa njerëz. Nëse nuk trajtohen, njollat e errëta mund të krijojë një ton të pabarabartë të lëkurës. Uji i orizit rrit prodhimin e melaninës dhe mund të zvogëlojë në mënyrë efektive hiperpigmentimin.
Lëkura e yndyrshme mund të mbahet nën kontroll.
Vajrat natyralë janë thelbësorë për shëndetin e lëkurës, sepse hidratojnë dhe veprojnë si një barrierë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Por të kesh një fytyrë të yndyrshme dhe me shkëlqim nuk është aspak e këndshme, dhe ne shpesh kërkojmë pastrues që mund ta bëjnë lëkurën të duket më mat.
Në realitet, shumë produkte për kujdesin e lëkurës me vaj përmbajnë alkool që mund të shqetësojë aktivitetin e gjëndrave dhjamore dhe të shkaktojë mbiprodhim të yndyrës. Përdorimi i ujit të orizit është një mënyrë e sigurt për të balancuar lëkurën me vaj, pasi eliminon yndyrën e tepërt dhe nuk e than lëkurën.
Përmirëson lëkurën nga brenda-jashtë.
Pirja e ujit të orizit mund t’ju ndihmojë të transformoni lëkurën tuaj nga brenda. Uji i orizit është i shkëlqyeshëm për tretjen dhe ndihmon në rastet kur helmoheni nga ushqime të caktuara.