Gratë e reja përjetojnë më shumë shëndet të dobët mendor gjatë mbylljes shkaku i COVID-19
Shëndeti i dobët mendor gjatë bllokimit ishte më i zakonshmi midis grave të reja në Britani, sugjeron një studim i University College London (UCL).
Studiuesit e UCL anketuan më shumë se 18 mijë njerëz në katër grupe – ata të moshës 62, 50, 30 dhe 19 – në hulumtimin e kryer në muajin maj të këtij viti gjatë mbylljes së Britanisë së Madhe shkaku i COVID-19, raporton CNN.
Ata zbuluan se shëndeti i dobët mendor gjatë bllokimit ishte më i zakonshmi në mesin e 19-vjeçareve dhe i ndjekur nga 30-vjeçaret.
Gratë më shumë se burrat patën vështirësi me shëndetin mendor në të katër kategoritë e moshës, transmeton Telegrafi.
Mbi një e treta e grave dhe një e katërta e burrave në mesin e 19-vjeçarëve kishin simptoma të depresionit gjatë mbylljes në muajin maj, dhe 45 për qind e grave dhe 42 për qind e burrave thanë se ndjeheshin të vetmuar gjatë kësaj kohe.
Studiuesit kishin të dhëna për tre grupet më të vjetra përgjatë disa viteve, duke predikuar pandeminë.
Ata zbuluan se gratë e moshës 30-vjeçare shfaqën rritje të konsiderueshme të problemeve me shëndetin mendor gjatë bllokimit, kur u krahasuan me gratë e moshës 25-vjeçare.