Granti prej 100 mijë eurove, tallet Kastrati: Taksat e qytetarëve për lopët qumështore të vëllait të Fitore Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, tallet Kastrati: Taksat e qytetarëve për lopët qumështore të vëllait të Fitore Pacollit

Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, vetëm katër ditë pasi hapi biznesin, shkruan Periskopi.

Kastrati në një video të publikuar në Facebook është tallur me këtë skandal duke u shprehur kështu:

“Peci i vogël sherrin e madh!

100.000 euro i avulluan me vëllaun e Fitore Pacollit edhe dalin si ndyrësira i arsyetojnë!

100.000 euro nga taksat e tua për lopë qumshtore (Muuuuu)!

Ju bëfshin mirë!”

Shpërndaje në: