“Graniti po e shfrytëzon për lojë”, thotë shoku i Fifit

“Graniti po e shfrytëzon për lojë”, thotë shoku i Fifit

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Këngëtarja, Fifi dhe futbollisti Granit Cana janë komentuar vazhdimisht kohëve të fundit se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë.

Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e këngëtares.

Mirëpo, nuk kanë qenë të paktë as banorët që kanë aluduar se artistja është përfshirë shumë në këtë raport, ndryshe nga Graniti, për të cilin jo rrallëherë thuhet se po e përdor Fifin.

Një gjë e tillë është komentuar dhe nga publiku jashtë shtëpisë më të famshme në vend.

Së fundmi, njëri nga miqtë më të mirë të Fifit, balerini i njohur, Graciano Tagani ka thënë se Graniti po e shfrytëzon Fifin për lojë, pasi nëse s’do ishte këngëtarja aty, ai do të dilte i pari dhe jo Elhaidi.

“Graniti po e shfrytëzon, kjo gjë nuk diskutohet. Nëse Fifi s’do ishte aty, Graniti do dilte i pari, e jo Elhaidi. Ai thjesht është “mbështetja” e Fifit aty”, u shpreh Graciano Tagani.

Ndër të tjera, balerini ka treguar se mikja e tij nuk është ajo që është dukur këto ditë qëndrimi në shtëpi, pasi sipas tij hapësira e kufizuar po e penalizon atë.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Shpërndaje në: