“Graniti më tha të gjuaja”, Vargas pas ndeshjes: Jam në formë të mirë
Kombëtarja e Zvicrës siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Italinë.
Futbollisti Ruben Vargas ishte realizator i golit të dytë dhe asistues i shënimit të parë nga Freuler.
Pas ndeshjes, sulmuesi i krahur “Helvetik” tha se Granit Xhaka e shtyu atë të godiste topin drejt portës.
“Granit më tha: Ruben, vetëm shëno. Më pas e dëgjoj prapë duke më thënë që të gjuaja drejt portës”, u shpreh Vargas.
“Kam qenë në formë të mirë. Nuk dua të ndalem”, vazhdoi tutje futbollisti zvicran
Kujtojmë që tani Zvicra e pret fituesin mes Anglisë dhe Sllovakisë për ta mësuar kundërshtarin e radhës.