Granit Xhaka u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, babai Ragipi vjen me postim emocionues
Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër në gala mbrëmjen “Sports Awards 2024”.
Ylli kosovar shkëlqeu në 2024-shin me paraqitje mbresëlënëse me Bayer Leverkusenin dhe me Kombëtaren e Zvicrës, shkruan “Gazeta Express”.
Prandaj edhe nuk kishte dyshim se ai do ta zgjidhej më i miri i shtetit “Helvetik”.
E për arritjen e radhës së ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit, s’kish se si të mos ishte krenar babai i tij, Ragip Xhaka, i cili e bëri një postim emocionues në rrjetet sociale.