Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata e Futbollit të Zvicrës
Granit Xhaka dhe zyrtarisht është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata e Futbollit të Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kombëtarja zvicrane duke shpallur mesfushori nga Kosova si me të mirën e vitit, shkruan Periskopi.
Xhaka ishte me Zvicrën edhe në Botëror, ku tregoi një paraqitje fantastike dhe bashkë me ekipin helvet eliminuan Serbinë nga Kupa e Botës, Katari 2022.
Gjithashtu, Xhaka po kalon në formë jetësore edhe te klubi i Arsenalit, që tashmë janë rrugës për titullin kampion.
Wer sonst?😉 Ehre, wem Ehre gebührt: Capitano Granit #Xhaka. #FussballerDesJahres pic.twitter.com/yKQb5m45QD
— Sven Schoch (@svenssonair) January 23, 2023