Granit Xhaka rikthehet me autogol te Arsenali
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është rikthyer me autogol tek skuadra e tij, Arsenali, pas aventurës me Zvicrën në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Ai realizoi gabimisht në portën e skuadrës së tij, në miqësoren që Arsenali po e zhvillon ndaj Juventusit.
Xhaka qëlloi me kokë në portën e tij, në minutën e fundit të pjesës së parë për t’ia dhuruar epërsinë prej 1:0 Juventusit.
Në dhjetor, Xhaka dhe Zvicra arritën në 1/8 e finales. U eliminuan pas humbjes nga Portugalia.