Granit Xhaka po bën gjithçka për t’u transferuar në Romë, heq dorë edhe nga bonuset te Arsenali
Granit Xhaka ka qenë një ndër emrat e parë të kërkuar nga Moruinho për sezonin e ardhshëm me Romën.
Skuadra e portugezit, i ka ofruar 15 milion euro për mesfushorin shqiptar, por Arsenali po i komplikon gjërat, transmeton Periskopi.
Xhaka ishte transferuar në Londër në vitin 2016 për 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kapiteni i Arsenalit tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin Giallorossi.
Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, me fitime prej 2.5 milionë euro në vit dhe tashmë i ka informuar Topçinjtë se ai dëshiron të transferohet në Romë.
Përfaqësuesi i Zvicrës ka bërë edhe më shumë, duke i thënë klubit të tij se ai do të heqë dorë nga bonuset tij nga sezoni 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve.
Kontrata e mesfushorit shqiptar me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023, ndërsa ai ka shënuar 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me Topçinjtë.