Granit Xhaka përfshihet në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të Euro 2020.

Granit Xhaka përfshihet në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të Euro 2020.

Granit Xhaka është shpërblyer nga UEFA si njëri prej mesfushorëve më të mirë në këtë kampionat. Zvicra u eliminua nga Spanja në çerekfinale, për ta bërë historinë duke eliminuar Francën.

Kjo ishte edhe hera e parë që Zvicra kishte shkuar kaq larg në një garë ndërkombëtare në futboll.

Në portë për këtë Euro 2020 pa dyshim është Gianluigi Donnarumma, i cili dje arriti që të priste dy penallti, për të fituar në finale kundër Anglisë në Wembley.

Katërshja më e mirë në mbrojtje sipas UEFA-së ishte: Maehle (Danimarkë), Chiellini (Itali), Maguire (Angli) dhe Luke Shaw (Angli).

Granit Xhaka është zgjedhur si mesfushori më i mirë defansiv bashkë me Paul Pogba (Francë). Kurse treshja më e avancuar në mesfushë ishte: Raheem Sterling (Angli), Federico Chiesa (Itali), Dolberg (Danimarkë) dhe në sulm ishte Cristiano Ronaldo (Portugali).

Në formacionin më të mirë të UEFA-së bëjën pjesë tre lojtarë të Anglisë dhe tre të Italisë. Danimarka ka dy lojtarë kurse nga një lojtar e ka Zvicra, Franca dhe Portugalia.

 

Shpërndaje në: