Granit Xhaka: Në çdo ndeshje futem sikur të jetë e fundit!

Skuadra e Bayer Leverkusenit sonte luan ndeshjen e parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munchen.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka gjatë një interviste thotë se të gjitha ndeshjet, janë sikur me qenë të fundit, shkruan Indeksonline
Në ekipin e Xabi Alonsos ka disa lojtarë që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e ardhshme në “BayArena” në rast se ndëshkohen me karton të verdhë. Granit Xhaka, Aleix Garcia, Robert Andrich, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz.
“Unë kam luajtur shumë ndeshje. Me pëvojën time, nuk jam shumë i shqetësuar për këtë”.
“Unë hyj në çdo ndeshje sikur të ishte e fundit dhe kështu do bëjë edhe ndaj Bayern Munchen. Por duhet të jemi të kujdesshhëm sepse kemi mjaft shumë lojtarë me kartonë të verdhë. Por, nëse vini deri këtu, nuk mendohen këto gjëra”, u shpreh Granit Xhaka
Ndeshja mes Bayernit dhe Leverkusenit zhvillohet sonte nga ora 21:00 në “Allianz Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe finalja e këtij sezoni në Champions.