Granit Xhaka ndër të nominuarit për Topin e Artë
France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.
Në mesin e tyre është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.
Xhaka sezonin e kaluar ishte shtylla e Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën gjermane, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.
Ai shkëlqeeu edhe në Kampionatin Evropian me kombëtaren zvicerane, ku dy herë e fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Po ashtu Bayer Leverkusen arriti edhe në finalen e Europa League.