Granit Xhaka gati t’i ndërprejë pushimet para kohe, për të bërë presion në transferimin 17 milionësh

Granit Xhaka gati t’i ndërprejë pushimet para kohe, për të bërë presion në transferimin 17 milionësh

Transferimi i shumë përfolur i Granit Xhakës te Roma nga Arsenali, pritet të fitojë momentum këtë javë, sipas raporteve.

Dhe mesfushori që dëshirlon largimin raportohet se është i gatshëm të ndërpresë para kohe pushimet e tij, në mënyrë që ta kompletojë kalimin në Romë, transmeton Periskopi.

Ky lajm vie pas raporteve se drejtori teknik i Arsenalit, Edu ka filluar bisedimet me agjentin Jorge Mendes, rreth transferimit të yllit të ëolves, Ruben Neves.

Gazeta italiane, ‘Calciomercato’ potencon se Arsenali dhe Roma ende nuk kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit të Xhakës.

‘Topçinjtë’ thuhet se kërkojnë 17 milionë euro për zvicëranin e natyralizuar, i cili impresionoi në Euro 2020.

Por Roma, e cila përfundoi në vendin e shtatë në Serie A, raportohet se ende nuk ka ofruar shumë më të lartë se 15 milionë euro, plus shtesat.

Mirëpo, ‘Calciomercato’ po parashikon që transferimi i Xhakës te Roma të fitojë momentum së shpejti, me Jose Mourinhon që e dëshiron lojtarin në Itali nga java e ardhshme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: