Grand Slam Baku: Krasniqi mposhtet në raundin e dytë, vazhdon në repesazh
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është mposhtur në raundin e dytë të Grand Slamit të Bakusë nga hungarezja, Reka Pupp.
Krasniqi, e cila tash garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, për dallim nga ajo deri në 48 kilogramë ku edhe e fitoi të artën olimpike, në luftën e parë e mposhti xhudisten japoneze Nanako Tsubone, përcjell KosovaPress.
Kampionia olimpike tani do të përballet në fazën e repesazhit me xhudisten nga Belgjika Amber Ryheul.