Gramoz Vokrri: Pse nuk e kemi parë asnjë nënshkrim të deponuar nga kryetari aktual

Gramoz Vokrri: Pse nuk e kemi parë asnjë nënshkrim të deponuar nga kryetari aktual

Sot gjatë ditë FFK  ka certifkuar edhe kandidatët për kryetar të këtij institucioni, ku Agim Ademi ka mbetur i vetëm në garë, pasi kandidatura i’u refuzua, Gramos Vokrrit.

Vokrrit i’u refuzua kandidatura shkaku i kontestimit të nënshkrimeve nga skuadrat: Kika, Ulpiana dhe Prishtina, shkruan Periskopi.

Gramos në emisioni “Politiko” ka thënë se nga nesër do të vazhdojë të ndjek hapa ligjor.

Madje ai thotë se pse kryetari aktual nuk ka publikuar as edhe një nënshkrim.

“Nesër do t’i ndejkim hapat ligjor. Unë i kam bërë publike nenshkrimet e mija. Nuk e di se pse ky vullnet me mbyll garë, kjo është anti-demokratike”.

Vokrri tha se nuk mundet t’i besojë komisionit të FFK-së.

“Si t’i besoj unë këtij komisioni, nga një njeri që gënjeu publikisht opinionin. Pse nuk e kemi parë asnjë nënshkrim të deponuar nga kryetari aktual”, tha ai.

Shpërndaje në: