Gramoz Vokrri: Nënshkrimet kanë qenë publike, këtu është shumë e qartë tendenca me eliminu çdo konkurrencë
Gjatë ditës në mediat vendore u raportua se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për të parin e FFK-së, pasi Gramoz Vokrri nuk i përmbush kushtet.
Por, Vokrri në një prononcim për Periskopin ka thënë se nënshkrimet e tij janë publike dhe se delegatët dijët se kush janë.
Madje, Vokrri thotë se kjo është një tendencë e qartë për të eliminuar çdo llojë konkurrence.
“Nënshkrimet e mija kanë qenë publike. Delegatët dijet se kush janë. Njoftim zyrtar ende nuk e kemi”, tha fillmisht ai.
“Kjo pra tregon se çfarë transparence ka aty dhe është shumë e qartë tendenca për të eliminuar çdo llojë konkurrence”, tha Gramoz Vokrri.
Kujtojmë se gjatë ditës FFK pritet të certifikojë kandidatët për kryetar.