Gramoz Vokrri godet FFK-në: Arbër Hoxha po shkëlqen me Shqipërinë, e ju po pyetni ku luan ky djalë

Gramoz Vokrri godet FFK-në: Arbër Hoxha po shkëlqen me Shqipërinë, e ju po pyetni ku luan ky djalë

Gramoz Vokrri ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mos vlerësimin e lojtarëve, duke përmendur edhe Arbër Hoxhën i cili po shkëlqen tek Shqipëria, shkruan Periskopi.

Në një intervistë për Periskopin, Vokrri nuk e la pa përmendur edhe problemet në FFK/

“Dëshira jeme është sa ma parë sepse edhe ne e meritojë me i përjetu këto ndjenja që po e përjeton Shqipëria. Na duhet eksperiencë na duhet punë shumë në këtë drejtim, por nuk është e  paarritshme. Shpresoj që shumë shpejt ish dashtë me qenë pjesë e futbollit evropian të nivelit elitar”, tha Vokrri.

“Këtu e kemi një problem që në institucionin përmendën më shumë do afera, skandale sesa për zhvillim të futbollit atëherë është e pahijshme me i fajësu lojtarët apo vetëm trajnerin. Natyrsht që pjesa kryesore fajit është te shtabi teknik dhe te lojtarët, por këtu ka shumë problem tjera. Kualiteti është, vullneti është atëherë diçka po mungon na tash duhet mu angazhu më shumë, duhet më punë më shumë..Kemi rastin e Arbër Hoxhës që shkëlqejë me Shqipërinë, kur janë pyetur këta të federatës  kanë mbetur të habitur njëri me tjerin duke thënë se ku luan ky djalë. Kjo tregon shumë amatorizëm dhe jo profesionalizëm në këtë drejtim, por shpresat nuk bën e i humb. Kosova ka kalu në shumë faza të vështira, jo vëtëm në futboll…”, tha Gramoz Vokrri.

Shpërndaje në: