Gramoz Vokrri flet për shkarkimin e trajnerit Giresse dhe tregon se kush e kishte fajin që Kosova u paraqit kaq dobët
Sot Federat e Futbollit e Kosovës mori vendimin final dhe zyrtar që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin francez, Alain Giresse.
Pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e qershorit të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024, FFK vendosi që ta ndërpres bashkëpunimin me trajnerin francez, shkruan Periskopi.
Kosova mori një barazim të zorshëm ndaj Rumanisë në Prishtinë pa gola në 0:0, kurse ndaj Bjellorusisë që u zhvillua në Hungari humbi me rezultatin final 2:1.
Njëherit kjo humbje ishte edhe goditje e madhe që Kosova ta humb mundësinë e kualifikimit për në Evropian. Tani Kosova ka vetëm 3 pikë dhe është ‘shoqe’ e Andorrës që merr vendin e fundit në grupin I’ me vetëm një pikë të vetme.
Për të kuptuar se kush i kishte fajet që Kosova u paraqit kaq dobët në këto dy ndeshje të rëndësishme dhe se pse ndodhi e gjithë kjo situatë ndaj dy Kombëtareve modeste si Rumania dhe Bjellorusia, Periskopi ka biseduar me ish-kandidatin për kryetar të FFK-së, Gramoz Vokrrin.
Vokrri fillimisht tha se duhet t’i bëhet një analizë e thellë kësaj situate dhe se me shkarkimin e trajnerit nuk rregullohet gjithçka.
“Fillimisht mendoj që duhet një analiz më e thellë e situates, sepse më duket se kjo gjendje rreth Kombëtares ka filluar qysh moti dhe nuk besoj se vetëm me një shkarkim të trajnerit të rregullohet gjithçka. Është pasqyrim i gjendjes së futbollit kosovarë në përgjithësi i cili kohëve të fundit më shumë po përmendet për afera dhe skandale sesa për të arriturat sportive’, tha fillimisht Vokrri.
Vokrri tregoi se si duhet të bëhet zgjedhja e trajnerit, dhe se një trajner shqiptar do të ishte i mirëseardhur.
“Besoj që zgjedhja e trajnerit nuk duhet të bëhet me eufori e po ashtu edhe në bazë të kombësisë. Nëse një trajner shqiptar është i kualifikuar atëherë pse mos të i jepet mundësia. Kemi shumë trajner me potencial dhe njëri ndër ta është Besnik Hasi por nuk e di se sa është i gatshëm ai ta drejtojë Kombëtaren. Është e domosdosshme të kemi një trajner më afatgjatë e me projekt sepse tani kushdo që të emërohet do të ketë kohë të mjaftueshme të punojë në ngritjen e nivelit”, tha ai.
Tutje, Vokrri tha se ndeshjet e dobëta të Kosovën kanë filluar qysh herët, qysh me Maqedoninë e Veriut.
“Shumë faktor kanë ndikuar në performance. Është një proces që ka filluar qysh moti në futbollin tonë. Nga ndeshja me Maqedoninë e Veriut jemi në ramje. Natyrisht që shtabi teknik dhe lojtarët kanë një pjesë të fajit. Por institucioni ka dështuar në emërim e në vision, kështu që natyrisht dikush duhet të merr përgjegjësi”, vazhdoi tutje Gramozi.
Për fund djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit tha se i tërë komuniteti duhet të reflektojë që të rikthehet dinjiteti futbollit tonë.
“Gjendja e futbollit kosovar së fundmi ka filluar të reflektojë negativisht edhe në Kombëtare dhe mendoj që duhet i tërë komuniteti me reflektu që të kthehet dinjiteti futbollit tonë”, u shpreh Vokrri.
Kujtojmë se Kosova nën drejtimin e Alain Giresse ka 14 ndeshje të zhvilluara, nga to 4 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. Ndeshja e parë e Kombëtares sonë ishte ajo ndaj Burkina Fasos që u mbyll me rezultatin 5:0.|PERIKSOPI- Ideal Sufaj|