Graçanicë: Arrestohen një burrë e një grua, për shpërlarje të parave- sekuestrohen 55 mijë euro

Graçanicë: Arrestohen një burrë e një grua, për shpërlarje të parave- sekuestrohen 55 mijë euro

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Graçanicë, të dyshuar për shpërlarje të parave. Policia po ashtu lidhur me rasrtin ka bastisur dy lokacione në rajonin e Gjakovës, ku ka sekuestruar para në vlerë prej 55 mijë euro si dhe ka sekuestruar kontrata të ndryshme.

“Graçanicë / Vitet 2023-2024. Më 12.03.2025 me qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare si dhe janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55 000€. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: