Graçanica zgjedh miss kosovaren: Në juri Zyra e Petar Petkoviqit

Graçanica zgjedh miss kosovaren: Në juri Zyra e Petar Petkoviqit

Qytetarë serbë të Kosovës janë mbledhur në manastirin e Graçanicës në kuadër të festës së “Vidovdanit” e ku kanë përzgjedhur edhe “vajzën kosovare” më të bukur. Fituesja për këtë vit është Mariana Simiq nga Batusha, shoqëruesja e parë është zgjedhur Milica Mitroviq derisa shoqëruesja e dytë, Anastasija Gjorgjeviq, shkruan KoSsev.

Simiq është zgjedhur më e bukura ndër 12 garuese, derisa vetë ajo ka thënë se s’priste të fitonte.

“Sinqerisht nuk e prisja një fitore, sepse të gjitha vajzat ishin të bukura në mënyrën e tyre dhe secila kishte një kostum të bukur. Kam dashur të aplikoj vitin e kaluar, por nuk kam pasur vite të mjaftueshme për të marrë pjesë dhe këtë vit ëndrra dhe dëshira ime u realizua”, ka thënë ajo, transmeton express.

Juria që ka përzgjedhur “miss-in” ka pasur kryesuese Milena Pariliqin, zyrtare e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe që drejtohet nga Petar Petkoviq.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe peshkopi Teodosije, kreu i Komunës së Graçanicës e tjerë. Derisa Policia e Kosovës është kujdesuar për sigurinë e ngjarjes.

Shpërndaje në: