Grabovci: Secili mësues, arsimtar dhe profesorë do të trajtohet me dinjitet nga kryministri në ardhje Bedri Hamza
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci, ishte pjesë e një takimi me mësimdhënësit nga Klina ku shpalosën programin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Grabovci ka thënë se secili mësues, arsimtar dhe profesorë do të trajtohet me dinjitet nga kryministri në ardhje Bedri Hamza.
“Sonte bashkë me kryetarin e degës Sokol Bashota, kandidatin Fadil Millaku dhe Fatime Shala takuam mësimdhënësit nga Klina ku shpalosëm programin e Partisë Demokratike të Kosovës, secili mësues, arsimtar dhe profesorë do të trajtohet me dinjitet nga kryministri në ardhje Bedri Hamza”, ka shkruar Grabovci.