Grabovci: Në Katundin e Ri u pajtuam që Kosova mundet Ma Mirë
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci, ka vazhduar fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës.
Ai sonte ka mbajtur takim me banorët e Katundit të Ri, ku ka shpalosur programin qeverisës të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.
“Sonte në Katundin e Ri në Pejë shpalosëm një pjesë të programit qeverisës të kryeministrit Bedri Hamza, u pajtuam që Kosova mundet Ma Mirë!”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.