Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, Policia jep detaje
![Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, Policia jep detaje](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/06/lajmi-i-fundit-480x300.jpg)
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash. I njëjti ende nuk është identifikuar.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.