Grabitje afër “Albi Mall”, dyshohet për të plagosur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të qendrës “Albi Mall”.
Siç raportojnë mediat, dyshohet se një furgon që kryen bartje të parave është sulmuar dhe po ashtu dyshohet se ka të plagosur.
Periskopi është në pritje të një përgjigje nga policia për të marrë detaje lidhur me rastin.