Grabitja e armatosur në Veternik, Policia: Një person i plagosur nga sulmi ndaj furgonit që po transportonte para

Grabitja e armatosur në Veternik, Policia: Një person i plagosur nga sulmi ndaj furgonit që po transportonte para

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të qendrës “Albi Mall”.

[Policia ka konfirmuar rastin teksa shtoi se një person ka mbetur i plagosur.

Policia ka konfirmuar  për një të plagosur nga një grabitje te Albi Mall.

Zëdhënësja Flora Ahmeti ka thënë se cak ishte furgoni që po transportonte para.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”/Periskopi/

Grabitje afër “Albi Mall”, dyshohet për të plagosur

Shpërndaje në: