“Gra të Këqija”: Mimoza Kusari fyen rëndë gratë e Kosovës, po mundohej ta fyente Hotin
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, duket se ka bërë një gafë të turpshme në një emision televiziv që i shkon rrënjësisht kundër angazhimit të saj për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të grave.
Ajo e ka përdorur termin pezhorativ “gra të këqija” derisa po sulmonte Lidhjen Demokratike të Kosovës – duke fyer kësisoj të gjitha gratë e Kosovës që vazhdojnë të jetojnë e punojnë nën shtypjen e promovuar nga sistemi patriarkal që dikur kritikohej nga vetë ajo.
Kjo është evidentuar nga aktivistja e PSD-së, Natyra Kuqi, e cila e nënkupton si hipokrite një sjellje të tillë.
“Mimoza është gruaja tipike që e përvetëson diskursin diskriminues e shtypës si mjet për të arritur pushtetin. Derisa ende merr vota në emër të grave, kundërshtarët i quan “gra të këqija”. Ku me “grua” i referohet tipareve të dobësisë, ligësisë etj.” – shkruan znj.Kuqi, përcjell Periskopi.
Por, çka tha zonja Kusari Lila në një emision të T7?
“Me tregu atë nivel të arrogancës, e me u fsheh nën petkun e njeriut të urtë edhe të sjellshëm e me ardhë e me leshu fjalë si GRATË E KËQIJA edhe me dalë mos me i duru kritikat e opozitës…” – dëgjohet duke thënë ajo në mënyrë të turpshme.
Së fundi, Mimoza Kusari ka treguar se do të jetë prapë pjesë e listës së Vetëvendosjes por ka kërkuar haptas e publikisht që të mos trajtohet si individ brenda saj por si “subjekt politik” meqë përfaqëson Alternativën për Kosovën.
Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar gjuhë diskriminuese nga gratë në politikën vendore. /Periskopi