Gra, kujdes: Sasia e sheqerit të konsumuar brenda dite, po iu rrezikon nga kanceri i gjirit
Dendësia në rritje e gjirit është një nga rreziqet kryesor për zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe hulumtimi i ri i publikuar në BMC Public Health dyshon se sheqeri mund të ketë lidhje me këtë gjendje shëndetësore.
Duke pasur parasysh se kanceri i gjirit është një nga kanceret më të zakonshëm në mesin e grave në të gjithë botën, hulumtimi në modifikimin e faktorëve, siç është në sjelljen dietale, është shumë i rëndësishëm për nga pikëpamja parandaluese, transmeton Gazeta Shneta.
Në studimin e publikuar, BMC vlerësuan lidhjen në mes ushqimeve të ëmbla dhe rritjes së densitetit të gjirit, një nga indikatorët kryesor të kancerit të gjirit.
Dendësia e gjirit është një masë e përqindjes së zënë në gji nga indet epiteliale dhe stomale në krahasim me yndyrën. Prandaj, konsiderohet të pasqyrojë sasinë e indeve jo-yndyrore të gjirit.
Kanceri i gjirit zakonisht lind në qelizat epiteliale dhe rritja e numrit të përgjithshëm të këtyre qelizave besohet të rrisë njëkohësisht edhe rrezikun nga kanceri më i zakonshëm tek gratë.
Analizat e BMC kanë treguar se konsumi i shpeshtë i pijeve me sheqer lidhet me dendësinë e gjirit tek gratë në menopauzë dhe se konsumi i ushqimeve të lartë në sheqer ka të njëjtën lidhje.