Gorani: Qeverisja është një zanat në veti, nuk mësohet prej protestave dhe rrugës
Analisti Dukagjin Gorani tha në Pressing se qeverisja nuk është një proces i thjeshtë dhe kërkon përgatitje të veçantë.
Ai theksoi se qeverisja është një aftësi që duhet të mësohet dhe nuk mund të fitohet përmes përvojave në rrugë apo protestave.
Sipas Goranit, partia në pushtet e ka kuptuar këtë realitet që nga momenti i parë kur ka marrë drejtimin e qeverisë.
Ai shtoi se qeverisja e vendit nuk mund të realizohet vetëm me slogane apo parulla ideologjike, por kërkon një qasje të mirëorganizuar dhe të menduar mirë.
“Qeverisja është një zanat në veti, qeverisja nuk është poezi dhe ep i caktuar ideologjik, është zanat diçka që duhet me mësu dhe ajo nuk mësohet prej protestave dhe prej rrugës”, tha Gorani në Pressing.
“Atë e ka marrë vesh partia në pushtet ditën e parë që e kanë kap bravën e derës me hi në qeveri, e ajo është që kjo ku je hy me parulla kjo nuk administrohet. Nëse janë ka na dëgjojnë e dinë që saktësisht qeshtu qysh po them edhe i ka ndodhë, kur e kanë marrë vesh që qeverisja e vendit është zanat i ndërlikuar”, tha Gorani.