Gorani për tekstin e ‘Slobodna-Bosnës’: Edhe ata që e kanë shkruar, e dinë që s’është i vërtetë

Gorani për tekstin e ‘Slobodna-Bosnës’: Edhe ata që e kanë shkruar, e dinë që s’është i vërtetë

Sulmi i gazetës boshnjake “Slobodna Bosna” – e konsideruar gjerësisht si një makineri e lajmeve të rreme – kundër mediave online Periskopi dhe Nacionale qarkulloi me shpejtësi të dritës në profilet e mediave sociale të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes. Situata u përshkallëzua në nivele absurde e groteske kur ky lajm i pa verifikuar u citua në transmetimin qendror të lajmeve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe u postua në portalin e transmetuesit publik pa asnjë verifikim faktesh.

Në dritën e lajmit të rreme e të pafaktuar, kontribut të veçantë në tragjikominë e situatës dha padyshim figura kontroverse e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila e ndezi më tej narrativën për – gjoja – kredibilitetin e mediumit boshnjak.

Brenda pak orëve pothuajse të gjithë gazetarët e Radiotelevionit publik u distancuan nga raportimi skandaloz i RTK-së, ku sulmohet Periskopi dhe Nacionale.

Për analistin Duagjin Gorani, identifikimi i zyrtarëve qeveritarë me këtë lajm “është një mënyrë demaskimi i vullnetshëm i tyre.”

“Si duket edhe prodhuesit e lajmit, edhe pse prodhuesi i lajmit këtu është një protal obskur, diku në Bosnje, i cili është unë mendoj edhe atje edhe këtu totalisht i parëndësishëm. Mirëpo, identifikimi i zyrtarëve publik të partisë në pushtet, identifikimi i zyrtarëve qeveritarë me qetë lajm është një mënyrë demaskim i vullnetshëm i tyre. Edhe në kuptim të dizajnimit, edhe të shpërndarjes së këtij lajmi. Aq shpejt me u identifiu me një lajm i cili është i rremë”, tha ai.

Sipas tij, mbetet jashtëzakonisht e vështirë që pretendimet e bëra në mediumin boshnjak të besohen nga vetë eksponentët e pushtetit.

“Nuk e di tash nëse përnime këta njerëz që e kanë shpërnda këtë lajm besojnë që Ilir Mirena paguhet prej Millan Radoiçiqit. Demek, a muden me pa në sy dhe me thënë; pernime besojnë që Ilir Mirena, koleg edhe mik i yni, ish luftëtar i UÇK-së, dhe që Berat Buzhala i ka marrë milionat prej Aleksandër Vuçiqit”, pohoi Gorani.

Madje, sipas Goranit, edhe vetë dora e lajmit skajshmërisht kontraverz s’e beson përmbajtjen e atij artikulli.

“Tash, me gjithë respektin edhe ata që e kanë shkru këtë lajm, edhe ata që e kanë shpërnda këtë lajm, edhe ata që flasin edhe qesin postime nëpër rrjete sociale e dinë që kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Gorani vlerësoi guximin e gazetarëve të RTK-së për t’u distancuar nga citati skandaloz i RTK-së.

“Për shembull, këqyre reagimin e njërit prej deputeteve të VV-së pas reagimit të bordit të RTK-së. Kur bordi i RTK-së vendo me e ndërru anën për shkak të presionit dhe distancimit masiv të gazetarëve të RTK-së për të cilët, për sëcilin veç e veç, e kam një mirënjohje publike për ta edhe për guximin e tyre.

Për mu distancomi i gazetarëve të RTK-së është i mjaftueshëm.” – tha Gorani.

Shpërndaje në: